Meeting Register Page

Meeting banner
Tkurrja e hapësirës qytetare në demokracinë e Shqipërisë: Studentët dhe Universiteti si një faktor në fuqizimin e hapësirës qytetare
Raportet ndërkombëtare dhe organizatat vendore janë duke i rënë kambanave të alarmit për rënien e demokracisë dhe për nevojën për “t’u përballur me iliberalizmin” në Ballkanin Perëndimor. Raporti i fundit i Nations in Transit 2020 “Rënia e fasadës demokratike” argumenton se liderët politikë të rajonit nuk fshihen më pas fasadës së të bërit sikur. Ata janë duke sulmuar haptazi institucionet demokratike dhe po mundohen të zhbëjnë edhe ato pak mekanizma kontrolluese që i kanë mbetur pushtetit të tyre. Me thellimin e përgjithshëm të krizës në Shqipëri, druajtja për zmbrapsjen nga demokracia dhe pasojat eventuale të saj në hapësirën qytetare po gjejnë gjithmonë e më shumë vend në analizat e aktorëve të ndryshëm.

Sidoqoftë protestat e studentëve në 2018 mbeten një shembull i freskët i rezistencës qytetare e cila vendosi universitetin dhe akademinë në qendrën e vëmendjes së shoqërisë dhe shtetit. Pavarësisht arritjeve, protesta tregoi fuqinë e organizimit qytetar vetanak. Për të kuptuar potencialin që gjendet në këtë grup shoqëror si një faktor mundësues për fuqizimin e hapësirës qytetare, kjo miniseri takimesh rinore do të hapë diskutimin për hapësirën qytetare, në një prej institucioneve të saj më të rëndësishme: Universitetit. Studentë anekënd vendit do të takohen bashkë në distancë, në tre takime online.
Folësi kryesor do të vendosë bazat e diskutimit, i cili më tutje do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Takimi i parë | 2 dhjetor 2020 | ora 15:00 - 16:00

Takimi i dytë | 3 dhjetor 2020 | ora 15:00 - 16:00

Takimi i tretë | 4 dhjetor 2020 | ora 15:00 - 16:00

Luteni të rregjistroni pjesëmarrjen tuaj në një nga datat e takimeve.
Meeting is over, you can not register now. If you have any questions, please contact Meeting host: IDM Albania.